Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nuk do të ketë kurrë vendim që do të jetë në dëm të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se nuk e kanë ndërmend të lëshojnë pe kur është në pyetje interesi i Kosovës, interesi i kombit shqiptar, interesi i komuniteteve të Kosovës, sovraniteti, integriteti territorial.
“Serbia nuk ka qare për pa e njohur Kosovën, shtet të pavarur e sovran, Kosova do të bëhet pjesë e OKB-së. Ne kemi dhënë shumë për Kosovën, ke mi sakrifikuar shumë për Kosovë, krejt toka është masakra, kemi dhënë të drejt, në do të i avancojmë ato, por nuk do të japim Asociacion me kompetenca ekzekutive. Ne do të jemi i drejtpërdrejt, atë e ka nënshkruar Isa Mustafa. Në dëm të Kosovën, nuk do të ketë asnjë vendim, kurrë”, tha Veseli për RTK-në.