Kryetari i Kuvendit të Kosovës, kadri Veseli ka thënë se çdo vonesë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës e cila është duke ndodhur nga Bashkimi Evropian e dëmton vet kredibilitetin e BE-së.
Sipas tij, Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret të cilat i janë kërkuar, shkruan Gazeta Alo.
“Çdo vonesë e cila është duke ndodhur nga BE për liberalizimin e vizave e dëmton vet kredibilitetin e BE-së. Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret të cilat është dashur të plotësohen për të fituar të drejtën për liberalizim. Jemi vendi i vetëm që 12 viteve qytetarët më proevropian , më properëndimorë por jemi të izoluar”, ka thënë Veseli.
Kryeparlamentari, ka deklaruar se Bashkimi Evropian çdo vit po i merr të rinjtë e Kosovës, duke iu dhënë viza pune, ndërsa ka shtuar se ende po na mban të izoluar.
“Çdo vit janë duke na marrë të rinjtë tonë Dhjetëra mijëra të rinjë po na marrin po ju japin viza pune dhe nuk po i lejojnë qytetarët të lëvizin lirshëm”, ka thënë ai.
Këto komente, Veseli i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, kur u pyet për votimin e sotëm në Parlamentin Evropian për hapat e mëtutjeshëm për liberalizimin e vizave./Gazeta Alo/