Një rrahje ka ndodh ndërmjet Leonard Shalës, asamblist i Partisë Social Demokrate në Therandë dhe aktivistit të Vetëvendosjes në këtë qytet, Veton Shalës.
E gjitha ngjarja ndodhi pasi anëtari i VV-së, Veton Shala, komentoi në një postim të facebook, ku shihej Leonard Shala me kolegët e tij me nënkryetarin e PSD-së, Visar Imeri.
Aktivisti i VV-së kishte akuzuar PSD se janë bërë bisht i PDK-së, raporton Gazeta Express.
Përgjigje për këtë kishte asamblisti i PSD-së, i cili shkroi duke e akuzuar se “është shtyrë nga dikush të leh”.
Pas gjithë komenteve, të nesërmen ndodhi edhe rrahja.
Televizioni 7 ka kontaktuar me aktivistin e VV-së, i cili ka konfirmuar se është grushtuar nga asambleisti i PSD.
Madje, Veton Shala thotë të ketë kërkuar ndihmë në emergjencë.
Shala ka konfirmuar se ka lajmëruar rastin në polici.