Një nga disa Zondat e Paganit, që u ofruan për shitje përmes një ankandi publik, u kthye sërish në treg, dhe këtë herë po shitet nga një distributor gjerman.
Bëhet fjalë për modelin Zonda Riviera, i cili në fund të vitit 2019 u shit për 5.88 milionë dollarë. Këtë herë çmimi i kërkuar nuk është i shënuar, por vlera e këtij hiperautomobili është sot ndoshta dyfish më e madhe.
Si dhe shumë Zonda të tjera, Riviera nuk ka dalë fillimisht nga fabrika e Paganit në këtë gjendje, por ka filluar jetën si Zonda F dhe ka kaluar një transformim dramatik në vitin 2017. Me frymëzim nga modeli origjinal 760 RS, dhjetëra Zonda janë dërguar përsëri në Pagani për modifikime të ngjashme, duke i kthyer ato në modele unike 760. Pavarësisht se ka kaluar në duar të ndryshme, vetura duket si e re.
Eksterieri është mbresëlënës, jo vetëm që të gjitha panelat janë ndërruar gjatë transformimit, por karoseri është pikturuar me ngjyrë të bardhë metalik, ndërsa kontrasti janë pjesët e karbonit të shkëlqyer, si përparuesi, pragjet, zgjerimet e mbrojtësve të përparmë, hapja në çati, krih i peshkut, krahu i pasmë dhe spoiler i madh i pasmë. Makina bëhet edhe më spektakolare me detajet blu të dritës përpara, në anët, mbrapa dhe në rrota.
Siç pritej nga një Zonda e modifikuar, interieri gjithashtu përmban shumë detaje speciale. Ndër to janë shenjat unike, ulëset të mbuluara me një përzierje të Alcantarës blu dhe lëkurës blu, dhe shumë sipërfaqe janë mbuluar me lëkurë të zezë. Gjithashtu, ka detaje të bëra nga fibra karbonike mat.
Riviera drejtohet nga një motor V12 atmosferik prej 7.3 litrash, me fuqi të rritur në 760 kuaj/fuqi. Fuqia kalon përmes një kutie sekondare në rrotat e pasme. Disa versione edhe më të rralla janë të pajisura me një kuti manuale me 6 shpejtësi.
Për entuziastët e Zondës, Riviera konsiderohet një vepër arti automobilistike që merr frymën.