Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, ku një veturë e ka goditur një fëmijë.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Policia ka marrë informatën se sot rreth orës 16:30 në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë të përfshira një veturë dhe një fëmijë. I lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi.