Viti i ri dikur festohej edhe nga familja e heroit Adem Jashari, madje edhe ata organizonin mbledhje familjare për festë në mbrëmje.
Në një video të vitit 1995, shihet duke u festuar Viti i Ri në familjen Jashari në Prekaz.
Edhe pse gjendja në atë kohë veç kishte nisur të përkeqësohet në Kosovë, familja Jashari ishte munduar që në mënyren e tyre dhe në rrethana të tilla të bënin një festë familjare për pritjen e Vitit të Ri.
Në video shihen pamje tërralla të natës së fundit të vitit 1995 e ku shihen Adem Jashari e Hamëz Jashari.
Me fillimin e vitit 1996, në Kosovë vetëm nisën krismat e para të luftës e cila zgjati deri në qershor të 1999, ndërsa kosovarët këtë vit festuan vitin e 19-të në liri, falë sakrificës së shumë dëshmorëve dhe heronjëve, në mesin e tyre edhe familja Jashari.
Kliko këtë VIDEO për t’i shikuar pamjet.