Se kafshët shtëpiake krijojnë lidhje të veçantë me pronarët e tyre e ka dëshmuar edhe një rast i filmuar këto ditë në Turqi.
Një qen besnik nga Turqia i ka bërë për vete shumë njerëz në mbarë botën, pasi që është filmuar duke vrapuar pas autoambulancës brenda të cilës gjendej pronarja e tij, transmeton Telegrafi.
Në fakt pronarja e tij ndihej keq dhe me autoambulancë ishte dërguar në spitalin më të afërt për tretman.
Në autoambulancë ishte lejuar të futet vajza së gruas së sëmurë, por jo edhe qenit – i cili megjithatë nuk hoqi dorë dhe vendosi të vrapoj pas autoambulancës që e ndoqi deri në spital.
Me të mbërritur atje, qeni u fut brenda spitalit dhe priste me padurim, duke mos dashur të largohet derisa të takohet me pronaren.