Fjalë Kyçe

Video/ Pamjet që po bëjnë xhiron e botës, momenti kur cunami merr përpara skenën e koncertit

Video/ Pamjet që po bëjnë xhiron e botës, momenti kur cunami merr përpara skenën e koncertit

Një kamera amatore ka filmuar momentin kur dallga e cunamit godet skenën ku performonte një grup roku në Indonezi. Pamjet tregojnë qartësisht momentin kur vala vë përpara skenën dhe të gjithë njerëzit që ndodheshin të pranishëm në koncert.

Në video dëgjohen të bërtiturat e qytetarëve që përpiqen të largohen për të shpëtuar nga dallgët. Menaxheri dhe basisti i grupit të rokut raportohen të kenë humbur jetën, ndërsa 3 anëtarë të tjerë të bandës rezultojnë të zhdukur.

Më shumë se 168 persona në total kanë humbur jetën nga valët e cunamit që goditën Indonezinë. Rreth 745 persona të tjerë janë plagosur.

Cunami u shkaktua nga rrëshqitja e dherave në ujë nga shpërthimi i një vullkani. Një fotograf që kishte parë gjithçka, tha se bregu indonezian u godit nga dy dallgë, ku vala e dytë ishte më e madhe.