Fjalë Kyçe

 Video shokuese ku policia shihen duke e grushtuar një person të ndaluar

 Video shokuese ku policia shihen duke e grushtuar një person të ndaluar

Inspektorati policor ka nisur një hetim për oficerët e saj pasi u shfaq një video që tregonte një të dyshuar që u godit në mënyrë të përsëritur mbi kokë ndërsa po ndalohej.

Policia e West Midland në Britaninë e Madhe sot tha se po rishikonin videoklipin e shkurtër, së bashku me pamjet nga kamerat e trupave të oficerëve, përpara se të merrnin një vendim nëse do ta referonin rastin në Zyrën e Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC).

Në klip, një oficer i bardhë shihet duke goditur tetë herë mbi kokë një burrë me moshë mesatare me ngjyrë, ndërsa mbante diçka – që besohet të jetë një kanistër gazi – në grushtin e tij.

Burri i ndlauar po mbahej përkrahësh nga polici dhe një oficer tjetër, duke ia shtërnguar fort duart për të parandaluar atë nga mbrojtja e kokës nga goditjet e tjera poshtë belit.

Ai shihet duke rënë në dyshemenë e dhomës, përpara se një oficer tjetër të mbyllë derën, duke penguar kameramanin që të kapë ndonjë incident, i cili ndodhi në orën 21 të natës së shtunë.

Pavarësisht se ata janë duke hetuar dhe rishikuar filmimin e kamerave të trupave, policia ka refuzuar të jape më shumë sqarime se cilit njësit i takon zyrtari policer, kur ka ndodhur incidenti, ku ndodhi apo sa oficerë janë duke u hetuar.