Fjalë Kyçe

Vidhet një veturë në ora 5 të mëngjesit në Fushë Kosovë

Vidhet një veturë në ora 5 të mëngjesit në Fushë Kosovë

Në orët e para të mëngjesit sot në Fushë Kosovë është vjedhur një veturë e tipit Volkswagen ‘Cady’

Një person ka raportuar në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, se në ora 5:30 të mëngjesit i është vjedhur vetura e tipit Volkswagen ‘Cady’.

Vjedhja ka ndodhur konkretisht afër rrethit në rrugën ‘Nënë Tereza’.

Ai ka kërkuar ndihmë nga njerëzit të cilët mund të kenë informata rreth veturës së tij, derisa ka njoftuar se rastin e ka paraqitur në polici.

Më poshtë keni edhe fotografitë e veturës së vjedhur.