Fjalë Kyçe

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 32735, që do të thotë janë 119 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet të reja janë 669 duke e çuar në 229327 numrin total të të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 138840, ndërsa 572 janë në gjendje kritike.

Numri i rasteve aktive është 57752 ndërsa, numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 341769.