Vlora priti këtë fundjavë vizitorët e parë nga Kosova, të cilët vizituan destinacionet kryesore turistike të qytetit bregdetar.
Bashkia e Vlorës bën të ditur se “120 turistë nga Kosova vizituan Vlorën duke shijuar këto ditë të ngrohta me diell. Ata vizituan destinacionet kryesore si Ishullin e Sazanit, Karaburunin, Kalanë e Kaninës, Manastirin e Zvërnecit dhe së fundmi godinën e bashkisë së Vlorës”.
Gjatë vizitave të tyre në pikat turistike të qytetit ata u njohën me trashëgiminë kulturore dhe historike të Vlorës.
Ndërsa një ditë të bukur kaluan edhe në ishullin e Sazanit dhe Karaburunit, ku u mahnitën nga bukuria që natyra i ka falur kësaj zone.
Qyteti i Vlorës gjatë sezonit të kaluar turistik u kthye në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj