Fjalë Kyçe

Viktima e shkatërrime nga stuhia tropikale në SHBA

Viktima e shkatërrime nga stuhia tropikale në SHBA

Stuhia tropikale Claudette ka shkaktuar 12 të vdekur në Alabama teksa goditi pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar gjithashtu përmbytje e shkatërruan me dhjetëra shtëpi.

Autoritetet njoftuan se dhjetë persona, mes tyre nëntë fëmijë, humbën jetën në një aksident automobilistik ku u përfshinë 15 automjete. Stuhia e fortë mendohet të ketë qenë shkak i aksidentit. Zyrtarët bënë të ditur gjithashtu se një numër i madh personash u plagosën në aksident.

Ndërkohë një 24-vjeçar dhe një fëmijë tre vjeç humbën jetën pasi një pemë ra mbi shtëpinë e tyre në periferi të qytetit Tuscaloosa në shtetin e Alabamës.

Incidentet ndodhën ndërsa reshjet e shiut goditën pjesën më të madhe të Alabamës veriore dhe Georgia. Ndërkohë banorët e Karolinës së Veriut u paralajmëruan të dielën mbi rrezikun që mund të paraqesë stuhia tropikale ndërsa i afrohet këtij shteti.