Fjalë Kyçe

Virologia kineze publikon dëshmi se “koronavirusi ka dalë nga laboratori”

Virologia kineze publikon dëshmi se “koronavirusi ka dalë nga laboratori”

Një virologe kineze që pretendon se koronavirusi ka dalë nga një laborator ushtarak ka publikuar një raport, në të cilin ajo pretendon se po e mbështet teorinë e saj.

Li-Meng Yan, e cila është deklaruar si studiuese në Shkollën e Shëndetit Publik të Hong Kongut, thotë se virusi u ndërtua duke shkrirë materialin gjenetik të dy koronavirusëve të lakuriqëve, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Ajo pretendon që proteina “spike” – një strukturë në sipërfaqen e virusit, e cila përdoet nga ky i fundit për tu lidhur me qelizat – është ri-modifikuar për ta bërë më të lehtë për virusin që të lidhet në qelizat njerëzore.

Por shkencëtarët kanë kritikuar raportin e saj – të cilin ajo premtoi se do ta publikonte në një intervistë javën e kaluar – si ‘të pabazuar’ dhe thanë se “nuk mund t’i jepet vëmendje shkencore”.

Dokumentet kërkimore kanë përcaktuar tashmë origjinën e virusit në lakuriqë, teksa ekspertë të lartë po hedhin poshtë pohimet se virusi u krijua nga njerëzit.

SARS-CoV-2 – emri shkencor i patogjenit – është koronavirusi i shtatë i njohur që ka infektuar njerëzit. Virusi i mëparshëm mendohet të jetë ai që infektoi lakuriqët e natës dhe më pas arriti te njerëzit përmes një kafshe tjetër.

Raporti i Yan nuk është botuar në ndonjë revistë shkencore dhe nuk është rishikuar nga kolegët, që do të thotë se nuk është kontrolluar dhe aprovuar nga shkencëtarët.