Fjalë Kyçe

Virologu gjerman paralajmëron: Jo vetëm valë të dytë, por do të ketë edhe valë të tretë të koronavirusit

Virologu gjerman paralajmëron: Jo vetëm valë të dytë, por do të ketë edhe valë të tretë të koronavirusit

Virologu gjerman Hendrik Streck beson se do të ketë  valë të dytë dhe të tretë të infeksionit covid-19 dhe se shoqëria duhet të mësohet të jetojë me koronavirusin.

Në të ardhmen e afërt, ai nuk sheh përparim në zhvillimin e vaksinës, pavarësisht faktit se një numër i madh njerëzish janë të përfshirë në kërkime në të gjithë botën.

Streck nuk është i bindur në rezultatet e deritanishme në zhvillimin e një vaksine ose ilaçi. Prandaj, thotë ai, shoqëria duhet të jetojë me koronavirusin, transmeton Reporteri.

“Ne duhet të pajtohemi me atë dhe të bëjmë sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo do të thotë se do të kemi lëkundje të vazhdueshme, gjë që tashmë po ndodh”, shpjegoi një nga virologët kryesorë të Gjermanisë.