Fjalë Kyçe

“Virusi transmetohet dhe nga ajri, ja përse ka kaq shumë raste në SHBA”

“Virusi transmetohet dhe nga ajri, ja përse ka kaq shumë raste në SHBA”

Në studion e emisionit “Open” të drejtuar nga moderatorja Eni Vasili, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype”, mjeku Skënder Murtezani.

Murtezani, prej vitesh jeton në New York dhe në studio foli për situatën që ndodhet në këtë rajon, pasi ajo është vatra kryesore e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara. Mjeku, e shikon si burimin kryesor të përhapjes me kaq shpejtësi të virusit në Shtetet e Bashkuara, “injorimin” e masave parandaluese, si dinstancimi social dhe mos vënia e maskave. Po ashtu, ai u shpreh se ekziston mundësia që kjo epidemi të transmetohet nëpërmjet ajrit.

“Neve na vjen keq që kjo pandemi matet me numrin e viktimave se sa me numrin e atyre, që kanë numrin e të prekurve. Nuk shohim shumë frikë, aq sa të shohim në të ardhmen, pasi të zbehtë për sëmundjen në përgjithësi që mund të kaplojë sa më shumë njerëz. Na gjeti të pa përgatitur. Ne të gjithë fuqinë dhe energjinë e studimeve shkencore nuk e kemi drejtuar si duhet. Ndoshta pas 20 vitesh ne përballemi përsëri nga virusi. Në fillim Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA solli një njoftim që njerëzit e pa infektuar të mos përmbajnë maskë. Distanca sociale nuk u mbajt sa duhet. Akoma virusi trajtohet si transaksion me spërklat, ndërsa virusi mund të përhapet edhe ndaj ajrit”, u shpreh mjeku.