Autoritetet shëndetësore në Florida të SHBA-ve kanë lëshuar një paralajmërim pasi një virus i mushkonjave që shkakton ënjtje të trurit është zbuluar në rajonin amerikan.
Departamenti i Shëndetësisë së Floridas në Orange County (DOH-Orange) tha se rreziku i personave që kapin sëmundjen potencialisht fatale është rritur, transmeton lajmi.net.
Paralajmërimi vjen pas ‘disa pulave sentinel’, të testuara pozitiv për sëmundjen, të njohur si virusi i encefalitit të kuajve lindor (EEE), tha departamenti në një deklaratë të enjten.
Infeksioni i rrallë shkakton ënjtje të trurit tek njerëzit dhe mund të jetë vdekjeprurës. Simptomat mund të përfshijnë të dridhura, ethe, dhimbje koke, të vjella, pafuqi, dhimbje të muskujve dhe të nyjeve, si dhe mund të përparojnë në çorientim, dridhje ose koma.
DOH-Orange tani po këshillon banorët dhe vizitorët të mos kafshohen nga mushkonjat dhe të ndërmarrin disa hapa parandalues për të kufizuar ekspozimin ndaj tyre.
Banorët dhe vizitorët po këshillohen që të mbulojnë lëkurën me veshje ose të aplikojnë sprej kundër insekteve.