Fjalë Kyçe

Vitamina D lufton COVID-in?

Vitamina D lufton COVID-in?

Vitamina D ka dalë sërish në qendër të vëmendjes si një armë për të luftuar koronavirusin e ri, pas një serie studimesh.

Sipas Daily Mail, qeveria britanike po u kërkon shkencëtarëve të saj që të shqyrtojnë më tej ndikimin e kësaj vitamine te simptomat e koronavirusit, transmeton Gazeta Shqiptare.

Provat që kanë dalë janë kaq shpresëdhënëse, sa qeveria po planifikon të dërgojë suplemente të kësaj vitamine nëpër azile dhe në qendra të kujdesit social.

Që në fillimet e pandemisë u përfol se vitamina D, e njohur edhe si vitamina e rrezeve të diellit, të mbron nga virusi i ri.

Kjo vitaminë ndikon te sistemi imunitar i njerëzve. Ndërkohë, shkencëtarët kanë nisur një testim për të parë sa ndikon shtimi i sasisë së kësaj vitamine te simptomat. Vitamina D ndikon edhe te të tjera sëmundje të kësaj stine, por edhe në problemet respiratore.