Puna policore e organizuar me veprime specifike operative me qëllim kapjen e personave, për të cilët dyshohej të jenë të përfshirë në raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, sot ka rezultuar me arrestimin e dy prej të dyshuarve të implikuar në rastet e tilla.
B. S. 41 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe,
M. SH. 39 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,
Janë arrestuar nga ana e policisë nën dyshimin e arsyeshëm për përfshirje në rastin e vjedhjes së rëndë dhe keqpërdorim të besimit, të ndodhur më 25.10.2021 në Terminalin Doganor në Merdare, me c’rast dyshohet të jenë vjedhur cigare në vlerë rreth pesëdhjetëmijë euro.
Të dyshuarit pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.