Fjalë Kyçe

Vjehrri rrah dy nuset, pastaj djali e rreh babain e tij

Vjehrri rrah dy nuset, pastaj djali e rreh babain e tij

Një sherr në familje ka ndodhur në Pogradec në fshatin Buçimas. Mediat në Shqipëri raportojnë se shtetasi M.M 64 vjeç, ka rrahur dy nuset e djemve të tij.

Ndërkohë nga ana tjetër njëri nga djemtë me iniciale E.M, 32 vjeç, i është kthyer të atit dhe e ka rrahur. Policia bën me dije se djali është arrestuar, ndërsa dy nuset janë marrë në mbrojtje. Shkaqet e sherrit janë ende të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec. Ky shtetas, në datën 28.01.2021, dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit M. M., 64 vjeç. Në lidhje me këtë rast u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për shtetaset M. M., 31 vjeçe dhe E. M., 28 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi shtetasi M. M. (vjehrri i tyre) ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tyre.