Fjalë Kyçe

Vojvodina në hall me rënien e natalitetit, ndan grante për familjet me nga tre dhe katër fëmijë

Vojvodina në hall me rënien e natalitetit, ndan grante për familjet me nga tre dhe katër fëmijë

Kryetari i Krahinës së Vojvodinës, Igor Miroviq, sot deklaroi se janë ndarë 63 milion dinarë (533 mijë euro) për për grantet e përmirësimit të kushteve të strehimit për 55 familje me tre ose katër fëmijë.

“Kjo është një nga ditët më të rëndësishme të vitit. Një masë e re e politikës pro-nataliteti ka nisur nga qeveria e krahinës pas miratimit të Aktit të Mbështetjes Financiare për fëmijën e tretë në mes të këtij viti dhe unë jam i sigurt se në këtë mënyrë ju dhe fëmijët tuaj do të keni kushte më të mira për jetën,” tha Miroviç. /Gazeta Alo/