Fjalë Kyçe

Von der Leyen: BE-ja nuk i ka njohur talibanët

Von der Leyen: BE-ja nuk i ka njohur talibanët

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka folur lidhur me çështjen e Afganistanit.

Pas marrjes së vendit nën kontroll nga talebanët, Von der Leyen thotë se Bashkimi Evropian nuk i njeh.

Ndër të tjera, Presidentja e KE-së, theksoi se nuk janë duke negociuar me grupin militant.

Këto deklarime ajo i bëri në një konferencë për medie, pas vizitës që kishte në një qendër pritëse në Madrid për punonjësit afganë të organeve të BE-së të evakuuar nga Kabul.

Ursula Von der Leyen premtoi fonde për vendet e BE-së që do të marrin refugjatë afganë.

Ajo do të kërkojë rritje të ndihmës humanitare për Afganistanin këtë vit.