Fjalë Kyçe

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, histori si nëpër filma!

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, histori si nëpër filma!

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, histori si nëpër filma!

Piloti 32-vjeçar, Babis Anagnostopulos ka rrëfyer vrasjen e gruas së tij në sy të fëmijës, 20-vjeçares Caroline. Pas shoqërimit në polici 32-vjeçari ka rrëfyer dhe pranuar vrasjen para hetuesve. Ai është në pyetje për 8 orë, ku më në fund pranoi ngjarjen, pasi provat kundër tij ishin të pakundërshtueshme.

Por si ndodhi e gjithë ngjarja?

Më 11 maj ngjarja shokuese tronditi Greqinë një 20-vjeçare britanike mbeti e vdekur, pasi është torturuar dhe mbytur nga grabitësit të cilët u futën në shtëpinë e saj me qëllim për të vjedhur. Policia asokohe vuri në dispozicion 300 mijë euro për këdo që jepte informacion për grabitësit. Pas autopsisë, rezultoi se e reja kishte gjetur vdekjen pas asfiksisë së mbytjes me duar. Megjithatë, shumë shpejt kjo alibi ra poshtë kur dyshimet nisën të shtoheshin për bashkëshortin e saj, pilotin 32-vjeçar.

Hetimet vazhduan, ndërsa për grabitësit nisën të shpërndahen informacionet. Sipas burimeve për mediat greke, 32-vjeçari në rrëfimin e tij para policisë kishte deklaruar se njëri prej grabitësve kishte folur shqip. Kaq u desh që të shkruheshin lajmet se grabitësit mund të jenë shqiptarë. Por edhe kjo alibi duket se u rrëzua, ndërsa dilnin në pah prova të reja.

Policia helene nisi të dyshonte më shumë te bashkëshorti, pas dy provave të forta, si ora e 20-vjeçares e cila tregonte mospërputhje me orën e vdekjes që kishte dhënë 32-vjeçari dhe kamerat e sigurisë, karta e të cilave ishte zhdukur.

Policia greke mori në pyetje 32-vjeçarin, ndërsa më në fund ka pranuar krimin makabër, duke thënë se 20-vjeçarja i kishte thënë se do të largohej.

Kujtojmë se mediat greke ditën e sotme kishin titull kryesor faktin se 32-vjeçari është vrasësi i bashkëshortes duke theksuar se të gjitha provat të dërgojnë te ai, siç edhe në fakt rezultoi lajm i vërtetë.