Një sulmues ka vrarë dy persona pasi hapi zjarr në kampusin Charlotte të Universitetit të Karolinës së Veriut, thanë zyrtarët mjekësorë.
Trupat e tyre u gjetën në vend ngjarje sipas Shërbimeve Emergjente, duke shtuar se gjatë sulmit dy persona kanë marrë lëndime të rënda dhe janë në rrezik për jetën. Kurse dy persona tjerë janë lënduar por nuk janë në rrezik për jetën.
Universiteti shkroi në faqën në Twitter: “një sulmues i armatosur është raportuar afër ndërtesës administrative Kennedy Hall pranë Universitetit rreth orës 6 në mëngjes. Studentët duhet të vrapojnë, fshihen dhe të sigrojnë vetëvetën menjëherë”.
Në webfaqen e Universitetit është thënë se kampusi është i mbyllur dhe studentët dhe stadi duhet të qëndrojnë në një lokacion të sigurtë, transmenton Express.
Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Mjekësore të Karolinës. Nuk ka qenë menjëherë e ditur nëse viktimat kanë qenë studentë ose nëse i dyshuari ka qenë në arrest, shkruan “Independent”.