Fjalë Kyçe

Vriten rreth 100 persona në një sulm në Burkina Faso

Vriten rreth 100 persona në një sulm në Burkina Faso

Burra të armatosur kanë vrarë rreth 100 njerëz në një sulm ndaj një fshati në veri të Burkina Faso, ka thënë presidenti Roche Kabore.

Gjatë sulmit brenda natës në Solhan, shtëpitë dhe tregu i fshatit u dogjën gjithashtu, sipas deklaratës së Qeverisë. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Por sulmet islamike janë gjithnjë e më të zakonshme në vend, veçanërisht në rajonet në kufi me Nigerin dhe Mali.

Presidenti Kabore ka deklaruar tre ditë zie kombëtare duke thënë, në Twitter, se “ne duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër forcave të së keqes”. Forcat e sigurisë aktualisht po kërkojnë autorët, shtoi ai.

Në një sulm tjetër të premten në mbrëmje, 14 njerëz u raportua të ishin vrarë në fshatin Tadaryat, rreth 150 km në veri të Solhan. Muajin e kaluar, 30 vetë vdiqën në një sulm në lindje të Burkina Faso.

Burkina Faso po përballet me një krizë të thelluar të sigurisë, si shumë nga fqinjët e saj, ndërsa grupet e armatosura kryejnë sulme dhe rrëmbime në pjesën më të madhe të rajonit.