Fjalë Kyçe

Vriten tre studentë brenda shkollës në Miçigan

Vriten tre studentë brenda shkollës në Miçigan

Tre studentë u vranë dhe të paktën gjashtë u plagosën kur persona të armatosur hapën zjarr në një shkollë të mesme në Miçigan të martën pasdite.

Ngjarja është regjistruar brenda shkollës. Zona është rrethuar. Sipas autoriteteve amerikane nuk kishte më shumë se një autor.


Një studente, e cila foli për mediat tha se shkolla kryen rregullisht ushtrime për t’u marrë me incidente të tilla dhe të gjithë e dinin se çfarë të bënin, përcjell abcnews.al

Një prind, i cili po priste jashtë në makinën e tij, tha se djali i tij ishte fshehur në një dhomë kur u dëgjuan të shtëna armësh dhe se ai nuk ishte lënduar.