Fjalë Kyçe

Vritet gazetarja ukrainase, 24-vjeçarja ishte bashkëpunëtore e Fox News

Vritet gazetarja ukrainase, 24-vjeçarja ishte bashkëpunëtore e Fox News

Përpos kameramanit të Fox News, si pasojë e të shtënave ka humbur jetën edhe një gazetare 24-vjeçare ukrainase, Oleksandra Kuvshinova.

E reja ishte punësuar pranë transmetuesit amerikan që nga nisja e pushtimit të Ukrainës.

Ajo ndodhej me ekipin e Fox News në momentin që ndodhi sulmi.

Vetëm pak më parë u konfirmua edhe vdekja e reporterit të transmetuesit amerikan Pierre Zakrzewski, ndërsa i plagosur rënë ka mbetur një gazetar britanik.