Fjalë Kyçe

Vritet në Ukrainë mercenari serb prorus, kishte vizituar edhe Mitrovicën

Vritet në Ukrainë mercenari serb prorus, kishte vizituar edhe Mitrovicën

Në Lugansk të Ukrainës është vrarë serbi Stefan Dimitrijeviq, mercenar prorus në Lugansk.

Njoftimin e ka dhënë në rrjetin social në Facebook, mercenari tjetër serb Stevan Milosheviq.

Në Ukrainë, përkrah forcave të agresionit rus, ka një numër të madh të mercenarëve serbë.

Një pjesë e madhe e tyre iu takojnë forcave ultranacionaliste serbe, që shpeshherë janë parë edhe në Republikën e Kosovës.

Dimitrijeviq, tashmë i vrarë në Ukrainë, para disa vitesh kishte realizuar një foto në Mitrovicën Veriore. Ndërsa, mercenari tjetër që dha lajmin për vdekjen e shokut të tij, Stevan Milosheviq, ishte në Gazimestan ku realizoi foto me klerikun radikal serb Amfilohije./kp