Fjalë Kyçe

Vuçiq: Prisni të shihni se cilit serb do t’i bëjnë përmendore shqiptarët në Prishtinë

Vuçiq: Prisni të shihni se cilit serb do t’i bëjnë përmendore shqiptarët në Prishtinë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka komentuar pohimet e mediave serbe se ish-shefi i diplomacisë Vuk Jeremiq në vitin 2005 i kishte kërkuar Rusisë që ta njohë Kosovën.

Vuçiq, duke iu përgjigjur interesimit të mediave për të komentuar pohimet e Telegrafit serb lidhur me deklaratat e Jeremiq për njohjen e Kosovës nga Moska zyrtare, deklaroi se “të gjithë në Serbi nëse dëshirojnë të jenë të ndershëm ndaj vetes, i dinë dhe i kuptojnë të gjitha”.

“Prisni të shihni se cilit serb do t’i bëjnë përmendore shqiptarët në Prishtinë, por të jeni të sigurt se nuk do të jem unë, por dikush tjetër, duke u thirrur para se gjithash, në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga viti 2010”, tha Vuçiq.