Fjalë Kyçe

Vulin thotë se rreziku më i madh për Serbinë vjen nga Kosova, fyen rëndë udhëheqjen politike

Vulin thotë se rreziku më i madh për Serbinë vjen nga Kosova, fyen rëndë udhëheqjen politike

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se kërcënimi kryesor i Serbisë është nga Kosova e që, sipas tij, vjen nga ata që udhëheqësit e institucioneve të saj të cilët ai i ka quajtur “terroristë të pagjykuar”, transmeton Koha.net.

“Krejtësisht të paparashikueshëm, njerëz që në liri gjenden jo pse janë të pafajshëm, por pse dëshmitarët e krimeve të tyre janë vrarë. Politika e kushtëzimeve, incidenteve të shpeshta, sulmet në popullatën serbe dhe provokimi i konflikteve, është kërcënimi më i madh për Serbinë, për serbët në Kosovë dhe për serbët kudo që jetojnë”, citon “tanjug” të ketë thënë Vulin.

Sipas fjalëve të tij, e tërë udhëheqja politike e shqiptarëve të Kosovës (ai e quan me fyerje “shiptarska politika”) bazohet në nxitje incidenti, konflikti, pas të cilit Serbia do të akuzohej për përdorim të tepruar të dhunës e më pas në ndihmë do të thirreshin dhe të mëdhenjtë dhe mbrojtësit e fuqishëm.

“Kjo është politika e udhëheqjes së shqiptarëve (ai përsëri e quan “shiptarska politika”) dhe gjithë atë që e bën, e bën për të nxitur përdorimin e forcës nga Serbia, ushtria e saj, policia e saj dhe strukturat e saj mbrojtëse, pastaj që ajo të kukasë për ndihmë e që dikush t’i dërgojë fëmijët e vet për të vdekur për qëllimet e saj. Fundja, çfarë tjetër mund të pritet nga terroristët e padënuar”, është shfryrë Vulin me fyerje e ofendime ndaj klasës politike të Kosovës.