Vullnetarja e parë që pranoi një injeksion në testet njerëzore, në Mbretërinë e Bashkuar për një vaksinë kundër koronavirusit, është një mikrobiologe e cila festonte ditëlindjen e saj të 32-të.
Elisa Granato tha se ishte e ‘’entuziazmuar’’ t’i ndihmoj studiuesit në Universitetin e Oxfordit të gjejnë një mënyrë për të luftuar këtë sëmundje e cila është duke marrë jetë në gjithë globin.
‘’Pasi që nuk i studioj viruset, jam ndjerë pak e padobishme këto ditë, kështu që mendova që kjo është një mënyrë shume e lehtë që unë t’a mbështes këtë çështje’’, tha ajo, shkruan Independent.
Pas Granatos, personi tjetër që u testua për këtë vaksinë ishte studiuesi i kancerit Edward O’Neill, i cili tha se vullnetarizmi është ‘’gjëja e duhur për ta bërë për të siguruar që ne mund ta luftojmë këtë sëmundje dhe ta kapërcejmë atë shpejtë’’.
Këta janë dy vullnetarët e parë, nga 1.102 pjesëmarrësit të cilët janë zgjedhur për këto teste mjekësore. Gjashtë pacientë të tjerë do të testohen të shtunën, numër ky që do të rritet dukshëm nga dita e hënë.
Gjysma e tyre do të testohen për injeksionin potencial kundër Covid-19 dhe të tjerët do të testohen për një injeksion ‘’kontrolli’’ për meningjit, transmeton KOHA.
Ky grup po shpreson që të ketë të paktën një milion doza të vaksinës të kandidatëve të tyre gati në shtator.
Pjesëmarrësit e tjerë, të cilët do t’i pranojnë dozat e tyre javën e ardhshme, kanë treguar se si kjo ekip iu ka shpjeguar rreziqet të cilat përfshihen në këtë testim, transmeton Koha.
‘’Ne është dashur të japim miratimi në çdo hap. Ata janë shumë të qartë me ne dhe na kanë treguar se si pjesëmarrës ne mund të tërhiqemi nga ky testim në çdo kohë në qoftë se ndryshojmë mendje’’ tha Lydia Guthrie për BBC Radio 4.
Ajo gjithashtu tregoi se pasi që ata testohen nga ato injeksione, duhet të mbajnë ditar në të cilin duhet të shkruajnë se si ndjehen dhe të cekin çfarëdo simptome potenciale.