Fjalë Kyçe

Vushtrria Guide, me ekspozitën e parë me fotografi të fshatrave

Vushtrria Guide, me ekspozitën e parë me fotografi të fshatrave

Këtë të premte (25 mars 2022), duke filluar nga ora 18:00, në Shtëpin e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, do të hapet ekspozita e parë e organizuar nga platforma Vushtrria Guide, me fotografi të Fshatrave të Vushtrrisë.

Ky lloj i ekspozitës, organizohet për herë të parë në qytetin e Vushtrrisë, ku ka për qellim njoftimin e adhuruesve të natyrës me pamjet piktoreske që ofrojnë Fshatrat e Vushtrrisë.

Platforma Vushtrria Guide, është një projekt inovativ i nisur gjatë kohës së pandemisë COVID-19, e të cilën e themeloi fotografi, dhe videografi nga Vushtrria, Berat Mernica.


Deri më tani në platformën Vushtrria Guide, janë filmuar dhe fotografuar me dron, më shumë se 30 fshatra të Vushtrrisë.


Kjo platformë ka ndikuar për afro 2 vite, që njerëzit të njoftohen më afër me bukurit që ofron Vushtrria, për meraklinjtë e ecjeve malore, dhe dashamirët e natyrës.