100 moto kolutivator janë shpërndarë në Podujevë. Mirëpo, ata u morën vetëm nga aktivistët e LDK-së. Partia opozitare në këtë komunë, Vetëvendosje thotë se disa prej atyre që përfituan një moto kultivator nuk është fare fermerë. Por nga pushteti po i mohojnë akuzat e VV-së.
Komuna e Podujevës i shpërndau 100 moto – kultivatorë. Në LVV thonë që përfituan ata që nuk e merituan. Sheshi “Zahir Pajaziti” në Podujevë u mbush me moto-kultivator. I pari ata i provoi kryetari i kësaj komune, Agim Veliu. Krejt kjo, pasi që Komuna e Podujevës, javën e kaluar, shpërndau plot 100 moto – kultivatorë për fermerët llapjanë.
Por, jo të gjithë ata që morën kultivatorë po del të jenë fermerë. Të paktën kështu po thotë opozita në këtë komunë. Por këtë gjë, e mohojnë në komunën e këtij qytetit. Vezir Januzi, drejtor në drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Podujevës, thotë që shpërndarja e tyre, është bërë në bazë të rregullores me kritere për shpërndarjen e subvencioneve.
Sipas Januzit, Komuna e Podujevës do të vazhdojë me projekte të tilla edhe në vitin e ardhshëm, ku përparësi do të kenë fermerët që nuk përfituan këtë vit. Ndryshe, përveç moto – kultivatorëve, fermerëve llapjanë sivjet u janë shpërndarë edhe 100 serra dhe 1 mijë koshere bletësh.