Fjalë Kyçe

VV: E mbështesim taksën, por kërkojmë zbatim të plotë të saj

VV: E mbështesim taksën, por kërkojmë zbatim të plotë të saj

Lëvizja Vetëvendosje e mbështet taksën, por kërkon zbatim të plotë të saj. Kështu tha në një konferencë për media, deputeti i VV-së, Sali Zyba.

“Janë bërë 3 muaj prej se është vendosur taksa zbatimi i saj duhet të ishte i plotë por nuk është ashtu, qeveria nuk ka shpjegim për këtë fakt. Ne e mbështesim taksën por kërkojmë zbatimin e plotë të saj”, tha Zyba.

Ai kritikoi denoncimin që presidenti Thaçi ka bërë për mënyrën e futjes së mallrave serbe në Kosovë duke thënë se kjo po vjen në një kohë kur edhe ai dhe ish partia tij po kërkojnë heqjen e taksës.

“Presidenti thotë se kontrabanda është rritur kjo i bie se ka pasur gjithmonë e tash veçse është shtuar. Kjo po vjen kur ai dhe ish partia e tij po kërkojnë heqjen e taksës. Sepse më herët nuk është denoncuar kjo kontrabandë nga ai”, tha Zyba.

Ai u shpreh se përveç kontrabandës me produktet serbe mashtrime po bëhen edhe nga tregtarët shtetërorë.

Zyba prezantoi disa nga produktet të cilat mbajnë barkodin ose e flamurin e Kosovës dhe janë produkt i Serbisë e të tjera shteteve.

“Ka manovra të shumta me flamuj që nuk përkojnë me vendet e origjinës. Ministria nuk po bën asgjë në lidhje me këtë bukë ka as fushatë për vetëdijesimin e qytetarëve”, tha ai.

Ai përmendi që Lëvizja Vetëvendosje ka 13 vite që bën angazhime për bojkotimin e mallrave serbe./Gazeta Alo/