Filmi “Contagion” i vitit 2011 tregon më së mirë gjithë situatën në botë të kohëve të fundit, maska, mjekë, njerëz të frikësuar dhe mijëra persona që vdesin në ditë.
Filmi ka të bëjë me zbulimin e një virusi vdekjeprurës që shumë shpejt u përhap thuajse në të gjithë botën duke u kthyer në pandemi. Gjatë kohës kur pjesa më e madhe e botës ishte në karantinë, shikueshmëria e filmit arriti shifra maskimale, sepse njerëzit donin të dinin më shumë për ktë pandemic të rrezikshme vdekjeprurëse.
I ftuar në emisionin“Jimmy Fallon”, Jude Law aktori protagonist i “Contagion” foli për herë të parë se si filmi ka parashikuar të ardhmen.
“Më dukej e çuditshme që njerëzit po e shikonin filmin në masë gjatë karantinës ndërkohë që është prodhuar në 2011-ën. Më kujtohen komentet e mjekve dhe virologëve që na këshillonin gjatë xhirimeve. Ata thonin që shpërthimi i një pandemie globale është vetëm çështje kohe. Tani ja ku jemi”, u shpreh aktori.