Fjalë Kyçe

Yllka Gashi flet pasi filmi “Zgjoi” nuk u nominua për Oscars

Yllka Gashi flet pasi filmi “Zgjoi” nuk u nominua për Oscars

Aktorja Yllka Gashi e ka quajtur rrugëtim të paharruar suksesin e filmit “Zgjoi” edhe pse s’arriti të nominohet në listën finale për çmimet Oscars.

Gashi që është protagonistja kryesore e filmit kosovar u shpreh e bindur se filmi kosovar do të bëjë histori duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të Akademisë.

““Zgjoi” që e punuam me shumë pasion e përkushtim, na hapi dyer e na e mundësoi jo vetëm të kemi shpërthim ndërkombëtar në karrierat tona, por edhe ta promovojmë Kosovën e suksesin e grave të Kosovës! “Zgjoi” na solli gëzim e na bëri krenarë të gjithëve dhe shkroi histori te re për kinematografinë tonë! Ishte dhe mbetet rrugëtim i bukur e i paharruar, për të cilin jam shumë falenderuese! Falemnderit shumë që u gëzuat për ne e për dashurinë e përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni dhënë tash e një vit! Jam e bindur që në vitet në vijim filmi kosovar do të bëjë histori duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të Akademisë. Kosova ka shumë talent e rrëfime autentike të cilat duhet t’i tregojmë”, ka shkruar Gashi në Facebook, përcjell express.