Një regjistrim audio ka zbuluar fjalët e fundit të gazetarit Jamal Khahsoggi i cili u vra brutalisht në muajin tetor në konsullatën saudite në Stamboll.
Një burim, i cili arriti të lexoj transkriptin e përkthyer të regjistrimit, tha se gazetari kishte përsëritur disa herë fjalën “Nuk po mund të marr frymë” vetëm disa momente para vdekjes së tij.
Regjistrimi gjithashtu kapi tingujt e tmerrshëm derisa trupi i Khashoggit ishte copëtuar me një sharrë. Nga ana tjetër, bëhet e ditur se vrasësve të tij të dyshuar u ishte thënë të dëgjonin muzikë për të bllokuar zhurmën.
Regjistrimi tronditës ka hedhur edhe më shumë dyshime në pretendimet saudite se vrasja ishte një vrasje aksidentale dhe jo ekzekutim klasik. /Gazeta Alo/