Fjalë Kyçe

Zbulohen kushtet e Putinit për tërheqjen nga Ukraina

Zbulohen kushtet e Putinit për tërheqjen nga Ukraina

Në kohën që dy delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë po zhvillojnë negociata në Bjellorusi për gjetjen e një zgjidhje për krizën dhe arritjen e një armëpushimi, presidenti Putin ka zbuluar çështjet që do të çonin në arritjen e një marrëveshje.

Gjatë një bisede telefonike me presidentin francez Macron, Putin është shprehur se marrëveshja me Kievin mund të arrihet pas çmilitarizimit dhe denazifikimit të Ukrainës dhe kur ky vend të ketë një status neutral.

Gjithashtu, një tjetër kusht i Putin është njohja ndërkombëtare e Krimesë si territor rus.

Nga ana tjetër “Elysee” deklaron se Macron i kërkoi presidentit rus të ndalojë të gjitha operacionet dhe sulmet kundër civilëve, të ruajë infrastrukturën civile dhe të sigurojë rrugët kryesore.

“Putin konfirmoi gatishmërinë e tij për t’u përkushtuar ndaj këtyre kërkesave”, shkruhet në deklaratën e presidencës franceze./A2cnn