Gjetjet përfshijnë një unazë ari me dy dema të gravuar dhe një varëse që tregon një perëndeshë egjiptiane.

Studiuesit amerikanë thonë se zbulimi i tyre do të sigurojë të dhëna të reja rreth tregtisë dhe kulturës së hershme mikenase.

Varret janë afër pallatit të Epokës së Bronztë të Pylos, në rajonin jugor të Peloponezit të Greqisë.

Ato nuk janë larg një varri tjetër të rëndësishëm të zbuluar në vitin 2015, që besohet të jetë i një sunduesi të hershëm të qytetit.

Një ekip nga Universiteti i Cincinnati (UC) bëri gërmime për më shumë se 18 muaj si dhe bëri dokumentimin e objekteve.