Elefantët rozë janë të njohur në filma Disney, por një i tillë është parë edhe në në Afrikën e Jugut.
Elefanti tre-vjeçar u kap në kamerë duke luajtur në barin e rrethuar nga familja e saj në në Parkun Kombëtar Kruger, transmeton lajmi.net.
Lëkura e tij ngjyrë trëndafili është në kontrast të thellë me të rriturit, të cilët kanë ngjyrë gri të errët.
Tim Jansen van Vuuren, i cili realizoi fotografinë e elefantit, tha se ngjyra e tillë është shkaktuar nga leucizmi, një gjendje shëndetësore që shkakton një humbje të pjesshme të pigmentimit dhe që është ndryshe nga albinizmi.
“Është një çrregullim gjenetik që do ta prekë atë për tërë jetën,” tha ai.
“Gjërat si kjo nuk janë mirë të dokumentuara kështu që është shumë interesante t’i dëshmosh vetë”, deklaroi tutje ai.