Hulumtuesit afrikano-jugor zbuluan së fundmi në jugun e ashpër të Angolës një lloj merimange deri tani e panjohur në planetin tonë, ku veçantia qëndron tek prania e një briri të gjatë në pjesën e kokës.
Ky lloj i ri merimange u zbulua gjatë një ekspedite shkencore të regjistrimit të biodiversitetit që u krye në periudhën 2015-2016 në rajonin e Okavango-s, në kryqëzimin mes Angolës, Namibisë dhe Botsvanës.
Gjatë eksplorimit të species së rrallë John Midgley, nga Muzeu i Historisë natyrore të Pietermaritzburg pikasi rastësisht një të tillë, më pas disa specie të ngjashme të një merimange me karakteristika të pazakonta.
‘’Në momentin që pashë foton në telefonin tim të kësaj specie të rrallë, nuk i kam besuar syve’’, pohon për median kolegu i tij Ian Engelbrecht, i Institutit Kombëtar të Biodiversitetit të Afrikës së Jugut dhe në Universitetin e Pretorias.