Fjalë Kyçe

Zbulohet proteina që mund të riparojë zemrën

Zbulohet proteina që mund të riparojë zemrën

Zbulohet një proteinë që riparon organin e zemrës. Është gjetur tek peshku zebër, që është ndër kafshët më të studiuara nga gjenetistët. Kjo proteinë rizgjon genet që rigjenerojnë indet e dëmtuara të muskulit kardiak, që në kushte normale qëndrojnë në gjendje të fjetur dhe pa asnjë reagim.

Kërkuesit në Holandë kanë kryer eksperimente, duke ia injektuar kavieve, pas dëmtimeve në zemër, dhe ka stimuluar qelizat të rigjenerohen, duke premtuar shumë si terapi e ardhshme gjenike edhe tek njeriu.

Të dhënat janë publikuar në revistën shkencore Nature Cardivascular Research. Zbulimi konsiderohet mjaft i rëndësishëm, pasi tek njeriu, qelizat e zemrës nuk rigjenerohen, ndryshe nga peshku zebër që arrin ti rikuperojë në mënyrë të plotë brenda 60 ditësh.

Proteina e quajtur Hmga1 deri më sot njihej për rëndësinë që ka në zhvillimin embrional, ndërsa në qelizat e rritura tek njeriu nuk funksionon më.

Ndërkohë që nëse realizohet mekanizmi për ta zgjuar, ajo hyn në aksion dhe genet i rikthehen aktivitetit.