Fjalë Kyçe

Zbulohet videoja zemërthyese e të pastrehit që vdiq në rrugë nga të ftohtit

Zbulohet videoja zemërthyese e të pastrehit që vdiq në rrugë nga të ftohtit

Një burrë i pastrehë, i cili u gjet i vdekur në rrugë gjatë temperaturave të akullta, kishte thënë se ishte “i mbaruar” dhe nuk mund të “jetonte më kështu” vetëm disa muaj para vdekjes.
Kalimtarët e gjetën Kane Walker, 31-vjeçar, pranë qendrës tregtare Bullring në Birmingham në orën 3.30 të dielën më 27 janar.
Videoja e zhurmshme e z. Walker, e cila u regjistrua në gushtin e kaluar, e shfaq atë duke biseduar me aktivistin Colin Rankine – themeluesi i organizatës Të Krishterët Aktivë.
Nga pamjet e videos shihet Walker kur thotë: ‘Nuk mund të jetoj më kështu. Kjo nuk është jeta ime. Unë mbarova.’
Video fillon me fjalët e z. Rankine duke i thënë z. Walker që të pinë një ‘filxhan çaji’ së bashku dhe të vijë e të ulet pranë tij.
Por Walker thotë: ‘Nuk ka asnjë kuptim vëlla, unë jam i mbaruar tani. Unë nuk do të jem këtu.
“Nuk dua të jetoj më kështu. Kjo nuk është jeta ime. Jam i mbaruar, jam i mbaruar. Ti kurrë nuk do të shohësh më këtu. Unë përfundova.’
Walker pastaj fillon të qajë dhe zëri i tij dridhet para se ai të thotë ‘Unë jam i mbaruar’ para se të largohej.
Walker, i cili kishte humbur të dy prindërit dhe gjyshen e tij, thuhet se kishte refuzuar oferta për ndihmë nga familja dhe miqtë dhe në vend të kësaj kishte vendosur të flinte në rrugë.
Ai kaloi ‘disa vjet’ duke fjetur në hyrje të banesave apo duke u strehuar nën ura dhe ishte një fytyrë e njohur për ekipet e të pastrehëve që punonin në Birmingham.
Ata që e njohin z. Walker pohuan gjithashtu se ai ishte rrënuar nga depresioni.
Shërbimet emergjente u thirrën të dielën, por Walker u shpall i vdekur në vendngjarje.
Një ekzaminim pas vdekjes duhet të kryhet, por nuk mendohet të ketë ndonjë rrethanë të dyshimtë.
Peter Caine, themeluesi i Ndihmës së të Pastrehëve në Birmingham, tha se vdekja e z. Walker e kishte ‘goditur rëndë ekipin ‘.
Caine tha: ‘E kemi njohur atë për rreth katër vjet – që nga fillimi. Lajmi i keq e goditi fort ekipin tonë.
“Ai ishte një djalë i mbarë dhe ishte gjithmonë kënaqësi për ekipin që të takohej me të gjatë kryerjes së detyrës sonë. Ai gjithmonë na sillte buzëqeshje dhe nuk do të harrohet kurrë nga ne. Ne shpresojmë se ai ka gjetur paqen tani. ‘
Një zëdhënëse e Shërbimit të Ambulancës në West Midlands tha: “Ne u thirrëm vetëm pas orës 3:30 në Pershore Street, pranë Birmingham Master Locksmiths.
‘Dy ambulanca, një ndihmës dhe një ekip kujdesi u dërguan në vendin e ngjarjes. Me arritjen e ekipeve u gjet një person që kishte pësuar arrest kardiak. Ai fatkeqësisht u konfirmua i vdekur në vendngjarje.
Një zëdhënëse për Policinë e West Midlands ka thënë: “Ne u thirrëm në orën 3:50 nga shërbimi i ambulancës.
Trupi i një 31-vjeçari u gjet në vendin e ngjarjes. Nuk mendohet të ketë pasur ndonjë rrethanë të dyshimtë “.
Merret vesh se z. Walker ishte një mik i burrit të pastrehë Damien Deenan, i cili vdiq në rrugë në prill 2017 pas konsumit të drogës Black Mamba.
Ndihma e të pastrehëve në Birmingham angazhohen çdo dy javë për ofruar veshje, pije të nxehta, ushqime të nxehta, çanta gjumi dhe produkte sanitare për personat e pastrehë.
Caine shtoi: “Çdokush mund të bëhet i pastrehë në çdo kohë, prandaj shërbimet në rrugë duhet të përmirësohen – dhe duhet të angazhohen më shumë persona si ne, duke i ofruar nevojtarëve shërbime adekuate.’ /Gazeta Alo /