Fjalë Kyçe

Zeka ka këtë thirrje për mësimdhënësit, deputetët i quan ‘rrenca’

Zeka ka këtë thirrje për mësimdhënësit, deputetët i quan ‘rrenca’

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka u ka bërë thirrje mësimdhënësve që t’i kthehen procesit mësimor.

Derisa grevën e thirrur nga SBASHK-u e ka quajtur politike.

Në fjalimin e tij në seancën e parë plenare të Kuvendit për këtë sesion ka thënë se deputetët në mënyrë absolute, lakuriq po e tregojnë interesin e tyre personal.

Zeka ka thënë se deputetët po e shpalosin interesin e tyre personal, dhe se Kosova nuk ka qenë asnjëherë në krizë më të madhe se tani, shkruan Gazeta Alo.

Ai ka thënë se mësimdhënësit nuk duhet t’i dëgjojnë deputetët sepse këta të fundit sipas Zekës po rrejnë.

“Në kohën kur Kosova nuk ka qenë kurrë në krizë më të madhe për shkak të gjitha partive politike të vendit dhe deputeteve që nuk kanë aprovuar ligje, nuk kanë përmbush arsyetimin pse jemi deputet. Ju bëj thirrje të gjithë mësuesve, punëtorëve të arsimit që të kthehen në vendet e punës dhe mos të dëgjojnë deputetët demagogë që rrejnë publikisht, manipulojnë e i hedhin benzinë zjarrit të Kosovës vetëm për disa vota të mira”, ka theksuar Zeka./Gazeta Alo/