Lajmi se deputetët nga radhët e Nisma Socialdemokrate, po demantohet si një gënjeshtër nga deputeti nga kjo parti, Milaim Zeka.
Ai nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në facebook ka shkruar se njoftimin për fillimin e seancës e kishin në ora 10:00.
“Sot i kemi pasur thirrjet për një seancë të jashtëzakonshme, të thirrur nga LDK-ja dhe VV-ja. Seanca duhej të fillonte në orën 10:00. Në orën 09:45 kam qenë në sallë, bashkë me Adem Mikullovcin dhe tre katër deputetë të LDK-së. Shumica e deputeteve hajgaregji, të cilët kanë inicuar këtë seancë, nuk kanë qenë fare në sallën e Kuvendit”, ka shkruar Zeka, transmeton GazetaAlo.
Zeka më tutje ka shkruar se kryesia e Kuvendit nuk i kishte njoftuar për adresimin e Presidentit.
“U bë ora 11.40 minuta, pra gati dy orë pritje, por seanca nuk po fillonte. Shumica nga ne deputetët dolëm nga salla pas kësaj pritje të kotë. Asnjë njeri nga Kryesia e Kuvendit nuk na njoftoi për adresimin që do ta bënte Presidenti Thaçi. Pra, asnjë njoftim zyrtar”, ka shkruar Zeka, transmeton GazetaAlo.
Sipas Zekës, është Kadri Veseli ai që e ka bojkotuar Presidentin Hashim Thaçi.
“Nëse dikush e ka bojkotuar Presidentin sot, atëherë i pari është Kadri Veseli, bashkë me krejt kryesinë e Kuvendit, që po bëjnë hajgare me thirrjet e seancave.
Banë opozita hajgare duke thirrë seanca të jashtëzakonshme, të tipit se a do bëhet Vuçiqi synet, e banë pozita hajgare duke mos respektua asnjë orar të seancave”, ka vazhduar Zeka.
Zeka në fund ka shkruar se ka protestuar për këtë cështje para Presidentit duke thënë se “ndoshta edhe ai u ba nervoz por nuk po tregohet para meje”./GazetaAlo/