Fjalë Kyçe

Zelensky: Bota duhet të rrëzojë fantazinë e sëmurë të Putinit

Zelensky: Bota duhet të rrëzojë fantazinë e sëmurë të Putinit

Volodymyr Zelenskyy ka thënë se bota ka aktualisht një “detyrë të përbashkët”, për të rrëzuar “fantazinë e sëmurë të Vladimir Putinit për të pasur kohë të mjaftueshme për të vazhduar luftën”.

Duke folur në fjalimin e tij, presidenti ukrainas tha se presidenti rus mund të “rrisë mobilizimin” pas “imitimit të zgjedhjeve” më vonë këtë muaj, transmeton Telegrafi.

“Detyra e përbashkët e botës tani është të pengojë këtë fantazi të sëmurë të Putinit, se ai gjoja ka kohë për të vazhduar luftën”, tha Zelensky.

“Ndoshta ai do të intensifikojë mobilizimin pas imitimit të zgjedhjeve tani në mars”, shtoi presidenti ukrainas.

Duke u bërë thirrje liderëve globalë, ai tha se të gjithë duhet të përfshihen në kufizimin e lidhjeve të Rusisë me botën, dhe mobilizimin e burimeve të Putinit.