Fjalë Kyçe

Zelensky i drejtohet Putinit: Shko në shtëpi, në shtëpinë tënde

Zelensky i drejtohet Putinit: Shko në shtëpi, në shtëpinë tënde

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka publikuar një video në Facebook, ku i është drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin.

Zelenskyy i referohet drejtpërdrejt Vladimir Putinit, duke i thënë: “Shko në shtëpi. Në shtëpinë tënde”.

Ai thotë se Putini duhet të mbrojë njerëzit që flasin rusisht, jo në të gjithë botën, por në shtëpinë e tij, shkruan BBC.

“Ka mjaft prej tyre edhe atje, rreth 150 milionë”, tha presidenti ukrainas.

Kjo duket të jetë një referencë ndaj pretendimit të Moskës se veprimi i tyre është në mbrojtje të njerëzve që flasin rusisht në pjesë të ndryshme të Ukrainës.

Zelensky gjithashtu e krahason pushtimin e Rusisë me një virus, duke thënë se kanë kaluar dy vjet që kur Ukraina regjistroi rastin e saj të parë Covid.

“Ka kaluar një javë që një tjetër virus na ka sulmuar”, tha Zelensky.