“Oferta e Vladimir Putinit për armëpushim nuk mund të besohet”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Zelensky paralajmëroi se presidenti rus nuk do ta ndalonte ofensivën e tij, edhe nëse kërkesat e tij do të përmbusheshin.
Bëhet e ditur se komentet e tij vijnë pasi Putini përcaktoi një listë të kërkesave që ai dëshiron që Ukraina të përmbushë përpara se të fillojnë negociatat për paqe, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Te kërkesat e Putinit përfshihet tërheqja e menjëhershme e trupave ukrainase nga rajonet Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk.
Gjithashtu, presidenti rus kërkon që Ukraina të heqë dorë nga planet e saj për t’u bashkuar me NATO-n.
Ndryshe, kërkesat e liderit rus nuk u pritën mirë as nga Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin.
Austin argumentoi se Putini mund t’i japë fund luftës sot nëse dëshiron dhe i bëri thirrje presidentit rus që të tërheqë trupat e tij nga territori ukrainas.