Fjalë Kyçe

Zelensky: Rreth 100 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Zelensky: Rreth 100 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u tha udhëheqësve të Forcave të Përbashkëta Ekspeditare të udhëhequr nga Britania e Madhe se pothuajse 100 fëmijë janë vrarë nga sulmet ruse në vendin e tij që nga fillimi i pushtimit rreth tre javë më parë.

Zelensky e bëri komentin teksa vuri në pikëpyetje angazhimin e kompanive të huaja për një bojkot afatgjatë të Rusisë, shkruan CNN.

“Disa kompani thonë se janë larguar, por ato thjesht presin momentin që mund të kthehen në tregun rus. Nuk u interesojnë 97 fëmijë; deri më tani, 97 fëmijë janë vrarë këtu,” u tha Zelensky udhëheqësve në një video-konferencë.