Luan Hoti është përzgjedhur kryeshef i ri i NPL “Stacioni i Autobusëve”.
Këtë lajm e bëri të ditur Komuna e Prishtinës me anë të një komunikate, aty shkruhej Bordi i Ndërmarrjes dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar vlerësuan se i tërë procesi ka qenë i organizuar.
“Bordi i Ndërmarrjes dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar vlerësuan se i tërë procesi ka qenë i organizuar shumë mirë, me transparencë të plotë, dhe janë përzgjedhur më të mirët.
Edhe paneli vlerësues, edhe përfaqësuesit e Ambasadës, kanë radhitur njësoj kandidatët që janë intervistuar”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga kjo komunë.